Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për mjekun Edvin Prifti, akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

8 Shkurt 2024, 15:53 Nga h.k

SPAK përfundon hetimet për mjekun Edvin Prifti, akuzohet për

TIRANË-Pas 3 orësh, mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

edvin prifti

Sondazh

Poll