Aktualitet

Gjysëm toni kokainë në një fabrikë kafeje në Zvicër, në pranga dy shqiptarë

8 Shkurt 2024, 16:23 Nga S.N
Gjysëm toni kokainë në një fabrikë kafeje në
Foto Ilustrim

ZVICËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Romont të Zvicrës, si të dyshuar për kontrabandë droge. Mësohet se mes tre të arrestuarve, 2 janë shqiptarë. Burimet e policisë bëjnë me dije se droga u gjet në fabrikën e kafes Nespresso, shkruajnë mediat e huaja. 

Ata ndodhen në paraburgim për zbulimin e gjysëm toni kokainë. Zyra e Prokurorit Publik identifikoi dy shqiptarë si të dyshuar, në lidhje me sekuestrimin e kokainës në fabrikën e Nespresso në Romont në vitin 2022.

Bëhet fjalë për 2 shqiptarë të cilët ishin vendosur në veri të Italisë. Në vitin 2022 u bë zbulimi i pazakontë i 500kg kokainë e cila ishte fshehur në një enë me kafe që mbërrinte nga Brazili. Më parë në shtator 2022, Zyra e Prokurorit njoftoi pezullimin e hetimeve për shkak të mungesës së rezultateve, sa i përket sekustrimit.

zvicer

Sondazh

Poll