Aktualitet

Shpërthimi me tritol në zyrën e noterisë, lihen në burg dy autorët (DËSHMITË)

Sipas gjykatës, personat e mësipërm dyshohet se janë paguar për të kryer veprimin, por nuk arrin dot deri në këtë fazë të provojë se nga kush apo në cilat rrethana.

8 Shkurt 2024, 16:05 Nga r.ll
Shpërthimi me tritol në zyrën e noterisë, lihen në burg
pamje nga zyra e noterise

TIRANË- Janë lënë në burg Real Zefi dhe Korrado Katana,dy autorët e vënies së tritolit në zyrën e noteres Esmeralda Dauti në Tiranë. Korrado Katana u shpreh në gjyq se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”, tha ai.

Ndërkohë Real Zefi kërkoi lirimin nga burgu sipas tij për shkak të rrethanave familjare.

“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.- tha Zefi.

Sipas gjykatës, personat e mësipërm dyshohet se janë paguar për të kryer veprimin, por nuk arrin dot deri në këtë fazë të provojë se nga kush apo në cilat rrethana.

Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Masa ndaj Flamurajt do të caktohet veçmas për shkak të veprës penale të mbështetjes së autorëve në krim. Ngjarja ka ndodhur më datë 30.01.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet. 

real zefi korrado katana esmeralda dauti

Sondazh

Poll