Aktualitet

Ra nga skela gjatë procesit të punës, dërgohet në spital 65-vjeçari në Fier

Mësohet se 65-vjeçari është dërguar në spital dhe momentalisht është nën kujdesin e mjekëve.

8 Shkurt 2024, 14:46 Nga S.B
Ra nga skela gjatë procesit të punës, dërgohet në
foto ilustruese

FIER- Ditën e sotme punëtori i një fabrike për përpunimin e vajit me inicialet T.C 65 vjeç, dyshohet se ka rënë nga skela gjatë procesit të punës. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:40 në qytetin e Fierit. Mësohet se 65-vjeçari është dërguar në spital dhe momentalisht është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan. Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

fier bie puntori nga skela

Sondazh

Poll