Aktualitet

Zbardhet ngjarja/ Përfundoi i gjakosur në spitalin e Korçës, 72-vjeçari goditi në gjendje të dehur 81-vjeçarin

Sipas policisë, 81-vjeçari me inicialet G. T., i cili dyshohet se u dëmtua me sende të forta dyshohet se ka qenë në banesë me 72-vjeçarin me inicialet G. A., ky i fundit është arrestuar.

8 Shkurt 2024, 13:55 Nga M.B
Zbardhet ngjarja/ Përfundoi i gjakosur në spitalin e
Foto ilustruese

KORÇA- Policia ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen e Korçës, ku u raportua për një 81-vjeçar të lënduar fizikisht. Sipas policisë, 81-vjeçari me inicialet G. T., i cili dyshohet se u dëmtua me sende të forta dyshohet se ka qenë në banesë me 72-vjeçarin me inicialet G. A., ky i fundit është arrestuar. Po ashtu dyshohet se në gjendje të dehur, 72-vjeçari ka goditur me sende të forta 81-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar. Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

korca policia

Sondazh

Poll