Aktualitet

Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Arrestohet në Dubai Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit

Ai ishte në kërkim nga SPAK, si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019.

8 Shkurt 2024, 15:17 Nga r.ll
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Arrestohet
arjan ndoj

DUBAI- Është arrestuar në Dubai një nga ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Julian Meçaj. 

Ai ishte në kërkim nga SPAK, si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019.

Kush është Julian Meçaj?

Ai ishte numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij. Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në  autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës  së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.

Meçaj mori  tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

julian meçaj

Sondazh

Poll