Aktualitet

Vrasja e Bledar Dedjas/ Vijojnë hetimet për jetën e dyfishtë të shqiptarit, 39-vjeçari përdorte dy telefona

Hetimet janë fokusuar tek ngjarja si krim pasioni ndërsa dyshohet se 39-vjeçari kryente jetë të dyfishtë.

8 Shkurt 2024, 15:23 Nga N.F
Vrasja e Bledar Dedjas/ Vijojnë hetimet për jetën e dyfishtë
Bledar Dedja

ITALI- Vijojnë ende hetimet në lidhje me vrasjen makabra të 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja ngjarje e cila u regjistrua 3 javë më parë në Treviso të Italisë. Ndonësë akoma nuk ka të arrestuar autoritet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së shqiptarit i cili u gjet me mbi 20 plagë në pyll. Hetimet janë fokusuar tek ngjarja si krim pasioni ndërsa dyshohet se 39-vjeçari kryente jetë të dyfishtë.

Mësohet se Dedja kishte dy telefona njëri prej të cilëve e përdorte për takimet e fshehta. Njësia speciale Ris e mbërritur nga Parma do të nisë ekzaminimin e rrobave që mbante veshur dhe që u gjetën në vendin e vrasjes ashtu sikur makinën, çelësat origjinale të së cilës nuk janë gjetur ende.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit duken mjaft të bindur se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin. Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij. Prokurorja Barbara Sabattini shpreson që të gjejë të dhëna për të dyshuarit nëpërmjet telefonit.

Ka mundësi që 39-vjeçari e ka përdorur këtë telefon për të krijuar njohje të reja në aplikacionet për takime. Telefoni është me pin dhe për ta zhbllokuar është duke u marrë një ekspert. Po sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bashkëshortja e Bledar Dedjas me të cilën kishte 2 fëmijë kishte dyshimet e saj për jetën sekrete të bashkëshortit. Ndaj disa vite më parë kishte pajtuar një detektiv privat për të mësuar të vërtetën. 

bledar dedja vrasje hetime

Sondazh

Poll