Aktualitet

Dhunoi fizikisht mbesën e mitur, procedohet penalisht 30-vjeçarja në Gjirokastër

Dyshohet se 30-vjeçarja ka dhunuar fizikisht mbesën e saj të mitur.

8 Shkurt 2024, 13:48 Nga S.B
Dhunoi fizikisht mbesën e mitur, procedohet penalisht 30-vjeçarja
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Ditën e sotme një 30-vjeçare nga Gjirokastra është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Komisariati i Policisë së Gjirokastrës. Dyshohet se 30-vjeçarja ka dhunuar fizikisht mbesën e saj të mitur.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 30 vjeçaren, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së saj 8-vjeçare.”

 

policia e gjirokastres dhunoi mbesen

Sondazh

Poll