Aktualitet

Po shkonin në gjykatë për tu divorcuar, 39-vjeçari tenton të godasë me sëpatë gruan dhe një person tjetër, vihet në pranga

Ngjarja është regjistruar në Dibër teksa çifti po shkonte drejt gjykatës për tu divorcuar.

6 Shkurt 2024, 14:19 Nga N.F
Po shkonin në gjykatë për tu divorcuar, 39-vjeçari tenton
Sëpata

DIBËR- Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të godasë me sëpatë gruan dhe një person tjetër. Ngjarja është regjistruar në Dibër teksa çifti po shkonte drejt gjykatës për tu divorcuar. Gruaja e 39-vjeçarit mësohet se dispononte urdhër mbrojtjeje. Nga konflikti i regjistruar është dëmtuar edhe dyqani i një personi pasi ngjarja është regjistruar brenda tij.

Njoftimi i plotë:

Dibër/ Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti. Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t'i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes. 39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj. Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

diber sepate arrestim divorc

Sondazh

Poll