Aktualitet

VIDEO/ "Për një kafe", tentoi të korruptonte policinë, vihet në pranga shoferja në Tiranë

Në videon e ndarë nga Policia në llogarinë në Facebook duket një grua e cila fut para brenda dokumentacioneve që i kërkon policia.

6 Shkurt 2024, 12:39 Nga N.F
VIDEO/ "Për një kafe", tentoi të korruptonte
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Pesë shoferë janë vënë në pranga gjatë 48 orëve të fundit në Tiranë pasu kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë pasi u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit. Një ndër të arrestuarit është një grua. Në videon e ndarë nga Policia në llogarinë në Facebook duket një grua e cila fut para brenda dokumentacioneve që i kërkon policia.

Biseda:

Polici: Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

 

policia arrestim korrupsion

Sondazh

Poll