Aktualitet

Nga tre kamera në çdo dhomë të banesës, zbardhet dëshmija e 34-vjeçar që dhunonte gruan në Tiranë: Kështu ma dha truri!

Ai u vendos ditën e sotme në pranga pasu mbante të mbyllur në banesë dhe dhunonte gruan.

6 Shkurt 2024, 11:19 Nga N.F

Nga tre kamera në çdo dhomë të banesës, zbardhet

Asqeri Mandri

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 34-vjeçarit Asqeri Mandri. Ai u vendos ditën e sotme në pranga pasu mbante të mbyllur në banesë dhe dhunonte gruan. Ai gjithashtu kishte instaluar kamera në banesë për të monitoruar çdo lëvizje të gruas. Mësohet se au ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë.

Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por më pas është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

asqeri mandri

Sondazh

Poll