Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 46-vjeçar në Golem, pritet ekstradimi drejt Italisë

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim për posedim, shitje dhe trafikim i lëndëve narkotike të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

6 Shkurt 2024, 10:56 Nga N.F
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet
Foto ilustruese

KAVAJË- 46-vjeçari, Erando Mara është vënë në pranga ditën e sotmë në Golem. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim për posedim, shitje dhe trafikim i lëndëve narkotike të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Mara mësohet se i është caktuar masa arrest me burg nga Gjykata e Firences. Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Arrestohet në Golem, për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pjesëtari”.

Gjatë operacionit, në Golem, Kavajë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 46 vjeç. Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

golem arrestim droge itali

Sondazh

Poll