Aktualitet

Gazetarja Brahaj: SPAK të udhëtojë në Holandë për të zbardhur pronarët e Inceneratorit të Tiranës

Ajo thekson se Regjistri Holandez i Bizneseve ka mbi 10 emra drejtorësh e zyrtarësh të angazhuar nga viti 2016 deri në 2022.

6 Shkurt 2024, 13:48 Nga I.A
Gazetarja Brahaj: SPAK të udhëtojë në Holandë për
Arnita Brahaj

TIRANË- Gazetarja dhe drejtoresha e Open Data Albania, Arnita Brahaj ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme duhet që të udhëtojë në Holandë për të zbardhur pronarët e Inceneratorit të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Brahaj ka deklaruar se regjistri që kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar në QKB është përgënjeshtruar dje nga një prej subjekteve që deklarohet në ekstrakt. Ajo thekson se Regjistri Holandez i Bizneseve ka mbi 10 emra drejtorësh e zyrtarësh të angazhuar nga viti 2016 deri në 2022.

Postimi i Plotë:

SPAK duhet te udhetoje ne Holande per te zbardhur Pronaret e Inceneratorit Tirane. Regjistri i Pronarit Perfitues qe kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar ne QKB eshte pergenjeshtruar dje nga nje prej subjektet qe deklarohet ne Ekstrakt. Nderkohe Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtoresh e zyrtaresh te angazhuar nga 2016 deri 2022. Sikur SPAK te administronte me kujdes te dhena te Regjistrit Amsterdam dhe deklarime te zyrtareve te emëruar patjeter qe me shume se " gënjeshtrat " e dorëzuara ne QKB do aksesonte. https://opencorporates.al/sq/nuis/l72031013b Lista drejtor te kompanise holandeze qe zotëron eshte pjese e pasaportës ne link

arnita brahaj open data albania inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll