Aktualitet

“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e 34-vjeçarit të arrestuar në Tiranë: Nusen vetëm e shtyu, ajo kishte bërë plan ta fuste në burg

Mandri u vendos në pranga ditën e sotmë pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe kishte vendosur kamera për ta monitoruar atë.

6 Shkurt 2024, 12:28 Nga N.F
“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e
Asqer Mandri

TIRANË- Pas arrestimit të 34-vjeçarit Asqer Mandri ka ardhur edhe reagimi i nënës së tij. Mandri u vendos në pranga ditën e sotme pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe kishte vendosur kamera për ta monitoruar atë. Në lidhje me ngjarjen nëna e 34-vjeçarit është shprehur se djali i saj kishte vendosur kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Ajo më tej u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.

“Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”. Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.

“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.

Mësohet se Mandir ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë. Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por më pas është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja është shprehur se mbyllej në banesë nga burri i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera. Ajo më tej shtoi se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

asqer mandri

Sondazh

Poll