Aktualitet

Survejohej 24 orë nga kamerat, bashkëshortja e Asqeri Mandrit hedh poshtë deklaratën e bërë para policisë: Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës!

Ajo shprehet se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë e dhunuar nga i shoqi.

6 Shkurt 2024, 13:45 Nga N.F
Survejohej 24 orë nga kamerat, bashkëshortja e Asqeri Mandrit hedh
Asqeri Mandri

TIRANË- Bashkëshortja e 34-vjeçarit, Asqeri Mandri i cili u arrestua ditën e sotmë në një komunikim me gazetarët ka mohuar deklaratën që ka bërë në polici ku shprehej se prej disa kohësh dhunohej dhe mbahej e vëzhguar me kamera. Ajo shprehet se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë e dhunuar nga i shoqi. Ka qenë ajo e cila e ka denoncuar bashkëshortin dhe ka deklaruar të kundërtën në polici. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se nuk ka qenë mirë.

"Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës!" u shpreh ajo duke hedhur poshtë deklaratën e saj para policisë.

Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja është shprehur se mbyllej në banesë nga burri i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera. Ajo më tej shtoi se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim. 

 

asqeri mandri

Sondazh

Poll