Aktualitet

Kamera në çdo cep të banesës/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, kishte mbylluar gruan në shtëpi dhe e dhunonte

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte montuar kamera nëpër shtëpi për të monitoruar gruan e cila ishte mbylluar në banesë.

6 Shkurt 2024, 10:02 Nga N.F
Kamera në çdo cep të banesës/ Arrestohet 34-vjeçari
Pamje nga banesa

TIRANË- 34-vjeçari Asqeri Mandri është vënë në pranga në Tiranë pasi kishte mbyllur në banesë dhe dhunonte gruan e tij. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte montuar kamera nëpër shtëpi për të monitoruar gruan e cila ishte mbylluar në banesë. Gjithashtu bëhet me dije se 34-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë një tjetër rast ështe regjistruar disa ditë më parë po në Tiranë rast i cili tronditi vendin. Rasti i parë i regjistruar është ai i Jetnor Zhabollit i cili kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë. 

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

asqeri mandri

Sondazh

Poll