Aktualitet

Bandat i vendosin flakën burgut në Itali/ Shqiptarët përleshje me të burgosurit nigerianë, plagosen dy policë

Mësohet se në përleshje janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe nigerianë.

6 Shkurt 2024, 10:27 Nga N.F
Bandat i vendosin flakën burgut në Itali/ Shqiptarët
Pamje të burgut

ITALI- Një përleshje mes bandave ështe regjistruar ditën e djeshme në burgun Fiorentin të Solliccianos. Mësohet se në përleshje janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe nigerianë. Ngjarja nisi pak pas orës 18:00 kur disa të burgosur filluan të fyenin dhe dhunonin njëri-tjetrin.

Disa të burgosur tentuan të sulmonin të tjerët duke përdorur vaj të nxehtë. Gjatë trazirave kanë shpërthyer edhe disa flakë, aq sa në Sollicciano ka qenë e nevojshme ndërhyrja jo vetëm e policisë por edhe e zjarrfikësve. Në burg kanë mbërritur edhe disa autoambulanca. 

Përveç plagëve të disa të burgosurve, dy oficerë burgu pësuan gjithashtu lëndime dhe u trajtuan në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli.  Pas disa orësh dhe falë ndërhyrjes së oficerëve të shumtë nga zona të tjera të burgut, qetësia u kthye dalëngadalë në të dy seksionet. Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së agjentëve Osapp, Leo Beneduci u shpreh se situatë në këtë burg nuk është e re.  Nuk është hera e parë në muajt e fundit që disa oficerë kanë përfunduar në dhomën e urgjencës pas sulmeve ndaj të burgosurve. 

burg itali perleshje shqiptar

Sondazh

Poll