Aktualitet

Aksidenti me mbi 100 automjete në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

Mediat italiane raportojnë se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, me banim në Cuneo ishte duke drejtuar një kamion që është përplasur me një tjetër kamion.

6 Shkurt 2024, 10:33 Nga M.B
Aksidenti me mbi 100 automjete në Itali, humb jetën 43-vjeçari
Foto nga aksidenti

ITALIA- Një 43-vjeçar shqiptare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën e Modenës, në Itali, meditën e djeshme. Mediat italiane raportojnë se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, me banim në Cuneo ishte duke drejtuar një kamion që është përplasur me një tjetër kamion.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në zonë ka pasur mjegull të dendur, ndërsa ku më pas u shënuan disa aksidentet. Një prej tyre ishte një aksident zinxhir në të cilin u përfshijnë mbi 100 automjete dhe ku u plagosën të paktën 25 persona.

italia shqiptar aksident

Sondazh

Poll