Aktualitet

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 5 shoferë në Tiranë

Shoferët janë ndaluar nga policia pasi janë kapur me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

6 Shkurt 2024, 08:59 Nga N.F
Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 5
Paratë për të korruptuar policët

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 48 orëve të fundit në Tiranë pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë. Shoferët janë ndaluar nga policia pasi janë kapur me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për t'i shpëtuar gjobave ose ndëshkimeve më të mëdha shoferët kanë tentuar t'u japin para policëve duke bërë që te vihen në pranga.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës/ Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv. Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

tirane korrupsion policia

Sondazh

Poll