Aktualitet

U kapën me kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 37-vjeçarit është gjetur rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

6 Shkurt 2024, 08:39 Nga M.B
U kapën me kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, në
Policia

TIRANA- Një 37-vjeçar me inicialet E. G., dhe një 33-vjeçar me inicialet F. Ç., janë arrestuar në kryeqytet. Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 37-vjeçarit është gjetur rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu mësohet se vijon puna për arrestimin e një personi të tretë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë "Tempulli 2", u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Astir". Sekuestrohen rreth 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Operacioni u zhvillua nga Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Astir". Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Punohet për kapjen e shtetasit B. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tempulli policia

Sondazh

Poll