Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, kapet në hotel i riu shqiptar në Itali

I riu shqiptar mësohet se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri për tentativë vrasje.

6 Shkurt 2024, 09:17 Nga N.F
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, kapet në
Foto ilustruese

ITALI- Një 29 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane në Campodarsego. I riu shqiptar mësohet se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri për tentativë vrasje. Ndaj tij gjithashtu është lëshuar një urdhër arresti.

Ai akuzohet se më 22 nëntor në Peshkopi ka qëlluar me armë zjarri një grua, duke e plagosur rëndë dhe më pas është arratisur. 29-vjeçari u vu në pranga teksa hynte në një hotel në Campodarsego. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprën për të cilën akuzohet.

campodarsego tentative vrasje shqiperi

Sondazh

Poll