Aktualitet

Arrestohet 56-vjeçar në Berat/ Godet me mjet një 53-vjeçar për motive pronësie

Ai pas një konflikti ka goditur me një send të fortë një 53-vjeçar. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

5 Shkurt 2024, 16:38 Nga S.N
Arrestohet 56-vjeçar në Berat/ Godet me mjet një
Foto Ilustrim

BERAT- Një 56-vjeçar me inicialet E.D në Berat është arrestuar.  Gjatë një konflikti ka goditur me mjetin e tij një 53-vjeçar. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

 

Njoftimi i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

berat policia

Sondazh

Poll