Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, 87-vjeçari humb kontrollin e mjetit

Ai është jashtë rrezikut për jetën.

5 Shkurt 2024, 15:01 Nga S.N
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, 87-vjeçari humb kontrollin e
Foto Ilustrim

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik rreth orës 12:05 ditën e sotme. 87 vjeçari me inicialet Z.R ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.  87 vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: Rreth orës 12:05, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Z. R., 87 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Z. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

aksident shkoder

Sondazh

Poll