Aktualitet

Vihet në pranga  një person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike

Ilir Xaka në vitin 2022 kishte kultivuar bimët në malësinë e Krujës. Në kuadër të operacionit “Sundimi I Ligjit” dhe kontrolleve intensive u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

5 Shkurt 2024, 14:49 Nga S.N

Vihet në pranga  një person i shpallur në kërkim

KRUJË- Vihet në pranga 46 vjeçari Ilir Xaka banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vite e 9 muaj e 14 ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Ilir Xaka në vitin 2022 kishte kultivuar bimët në malësinë e Krujës. Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” dhe kontrolleve intensive u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Krujë, një shtetas i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ilir xaka

Sondazh

Poll