Aktualitet

Megaoperacioni/ SPAK jep detaje çfarë u sekuestrua: Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në Europë

Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

5 Shkurt 2024, 13:26 Nga r.ll
Megaoperacioni/ SPAK jep detaje çfarë u sekuestrua: Është
spak

TIRANË- Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer në bashkëpunim me EUROJUST dhe Interpol për goditjen e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian.

Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën. Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, tha ai.

Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin e 83 masave sigurie në disa shtete. Konkretisht masat e sigurisë u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Mësohet se urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

spak europol eurojust interpol

Sondazh

Poll