Aktualitet

Ngacmim seksual dhe tentoi ta fus me forcë në makinë, e reja e denoncon, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

E reja na ngritur kallëzim penal dhe 38-vjeçari me iniciale A.N është arrestuar.

5 Shkurt 2024, 12:14 Nga I.A

 

Ngacmim seksual dhe tentoi ta fus me forcë në makinë, e reja e
Policia

SHKODËR- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për ngacmim seksual. Mësohet se ai ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare dhe ka tentuar që ta fus atë me forcë në makinë. E reja na ngritur kallëzim penal dhe 38-vjeçari me iniciale A.N është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll