Aktualitet

Vihen 4 persona në pranga në Durrës, dy prej tyre goditën dy punonjës policie

Një tjetër është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa një 56-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur 2 biçikleta.

5 Shkurt 2024, 12:21 Nga r.ll
Vihen 4 persona në pranga në Durrës, dy prej tyre goditën dy
policia e durresit

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë arrestuar pasi kanë goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat

Një tjetër është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa një 56-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur 2 biçikleta.

NJOFTIMI I POLICISË:t.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:

-Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat;

-G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Vjedhja", duke dalë jashtë banesës;

-E. R., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 2 biçikleta, në lagjet nr. 18 dhe nr. 8.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll