Bota

Sulmohet me thike mësuesja në Itali/Agresori, nxënësi 17-vjeçar ishte me problem mendore

Ngarja ndodhi mëngjesin e sotëm në hyrjen e një shkolle të mesme teknike në qyetin Varese, në afërsi të Milanos.

5 Shkurt 2024, 15:54 Nga S.N
Sulmohet me thike mësuesja në Itali/Agresori, nxënësi
Foto Ilustrim

ITALI- Një nxënës 17-vjeçar me problem të shendetit mendor, ka sulmuar me thikë mësuesen e tij 57-vjecare. Ngarja ndodhi mëngjesin e sotëm në hyrjen e një shkolle të mesme teknike në qyetin Varese, në afërsi të Milanos.

17-vjeçari plagosi 57-vjeçaren me tre thika, pa asnjë zënkë paraprake. Mësuesja u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi i ndodhur është parë nga dy kolegë të saj, të cilët kanë lajmëruan menjëherë policinë.

Pas kësaj ngarjeje të rëndë ka reaguar Ministri i Arsimit në Itali Giuseppe Valditara dhe tha: “ Ne do të mbrojmë integritetin e mësuesve dhe profesorëve tanë”.

Përsa i përket mbështetjes psikologjike në shkollë, drejtori i shkollës ku ndodhi sulmi tha se 17-vjeçarit i ishte dhënë mbështetja psikologjike, me qëllim përmirësimi e situatës së tij.

itali

Sondazh

Poll