Bota

FOTO/Aksident zinxhir në Itali, 25 të plagosur 2 në gjendje të rëndë

Aksidenti është regjistruar në Autostradën A22 ku janë përfshirë 100 automjete.

5 Shkurt 2024, 15:16 Nga S.N
FOTO/Aksident zinxhir në Itali, 25 të plagosur 2 në gjendje
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin Emilia Romano, në afërsi të qytetit Modena në Itali. Aksidenti është regjistruar në Autostradën A22 ku janë përfshirë 100 automjete. Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur 25 persona, 2 prej të cileve janë në gjendje të rëndë.

Sipas hetimeve të deritanishme, shkak për aksidentin e rëndë është bërë mjegulla e dendur që ka penguar fushëpamjen. Autostrada është bllokuar në një distancë prej 70 kilometrash. Kujtojmë se në të njëjtën autostaradë një javë më parë humbi jetën një shofer kamioni si pasojë e një aksidenti.  

Sondazh

Poll