Bota

VIDEO/ Aeroplani me 179 persona në bord rrëshqet nga pista dhe përplaset në baltë, anulohen disa fluturime

Avioni i kompanisë lituaneze Avion Express, ka tentuar të stabilizohet pasi ka rënë në baltë dhe ujë.

5 Shkurt 2024, 15:40 Nga E.d

VIDEO/ Aeroplani me 179 persona në bord rrëshqet nga pista dhe

LITUANI- Një avion pasagjerësh me 179 persona në bord rrëshqiti në një pistë me baltë pasi u ul në akull. Videoja tregon një Airbus A320 të madh që bie në pistë pasi bëri një ulje të guximshme në aeroportin e Vilnius pas një udhëtimi dy-orësh nga qyteti italian i Bergamos të shtunën.

Avioni i kompanisë lituaneze Avion Express, ka tentuar të stabilizohet pasi ka rënë në baltë dhe ujë. Duke reaguar shpejt, piloti ka mundor të gjente rrugën e duhur në mënyrë të sigurt dhe ekuipazhi prej gjashtë personash ka zbritur pa lëndime. 

Aeroplani pësoi dëmtime në panelet e tij të poshtme, raportuan mediat italiane dhe incidenti e detyroi aeroportin të ndalonte të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse për rreth dy orë e gjysmë përpara se të rihapte për trafikun ajror.

 

 

 

 

airbus a320

Sondazh

Poll