Politike

Debati/ Demokrati ‘ia plas’ në fytyrë Bashës: Keni sjellë ufo në pushtet, ju mbështes me vota dhe financa! Xhaferri i

11 Nëntor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Debati/ Demokrati ‘ia plas’ në fytyrë Bashës: Keni

DURRËS– Një biznesmen nga Durrësi është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha ditën e sotme në Durrës, gjatë takimit që kreu i PD-së pati me bizneset e këtij qyteti. Ai u shpreh se nuk gjen asnjë derë të cilës t’i drjetohet për mbështetje, pasi edhe në kohën e PD-së kanë qenë ‘ufo’ ata që kanë drejtuar isntancat përkatëse.

Teksa shton më tej se është mbështetës i PD-së që në vitin 1992, biznesmeni kërkon që PD-ja të ngrje grupet e punës dhe të mbajë kontakte me bizneset, të ketë një institucion për këtë punë.

Por, pas tij, fjalën e mori kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri që u përpo të mbronte selinë blu, por fjalën ia ndërpreu vetë Basha, i cili i kërkoi ndjesë biznesmenit.

Pjesë nga debati

Biznesmeni: PD-ja duhet të ngrejë grupet e puëns dhe të mbajë kontakte me biznesin afër. Po filluan të gjithë të ngrenë problemet që kanë nuk mbyllemi kurrë. Unë isha i mendimit që të ngrihen grupet e punës, sipas sektorëve.

Por edhe në kohën e PD-së, ufo na kanë ardhur në pushtet.

Basha: Ufo?

Biznesmeni: Po, ufo, domethënë…unë e përkrah PD-në që në vitin 1992 jo vetëm me votë por edhe me financime. Nuk dua favore, që meqë jam përkrahës i demokrates të marr atë që s’më takon. Por dua të gjje një derë hapur.  Një nga faktorët që humbën në 2013 ishte se ata njerëz që përfaqësuan PD-në qoftë në pushtetin lokal dhe në ministri, ishin të distancuar nga biznesi.

Xhaferri: Unë e përfaqësoj PD-në në Durrës, dhe nuk del dot jo një biznesmen por asnjë qytetar i thjeshtë që të thotë së nuk e ka gjetur derën e hapur…

Basha: Ai s’e kishte fjalën për derën e partisë, por për sjelljen ndaj biznesit. Vendi është për reflektim, për ndjesë. Ajo që ofrojmë ne nuk është vetëm ulje taksash por një qevri që premton krejtësisht sjellje tjetër me biznesin. T’ju kuptojë, t’ju mbështesë dhe t’ju gjendet pranë.

Basha u ndal sot në Durrës në një takim ku shqyrtoi të gjitha problematikat në fushën e biznesit. Kreu i PD-së ka nisur turin “Rugëtimi për Shqipërinë”, ku do të ndalet në të gjitha qytetet e Shqipërisë me radhë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres debat me biznesmenin ferdinand xhaferri basha ne durres debat me biznesmenin ferdinand xhaferri

Sondazh

Poll