Politike

“Komunist që mbrohet nga partia”/ Myslim Murrizi sulmon kreun e KED: Pse ky nxitim? Më mirë depja bosh sesa dreqi brenda

11 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
“Komunist që mbrohet nga partia”/ Myslim Murrizi sulmon kreun e

Tiranë– Deputeti Myslim Murrizi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se  nuk ka nevojë që të ketë një nxitim kaq të madh për emërimin e tyre. Ai ka sulmuar kreun e KED, Ardian Dvoranin për të cilin është shprehur se është komunist që e mbron partia. Ai ka deklaruar se edhe 3 kandidatët e sjellë nga KED nuk kanë fituar shkollën e Magjistraturës por janë kandidatë për Kushtetuesen.

“Ne kemi një shprehje popullore:më mirë depja bosh sesa dreqi brenda. Çfarë është kjo ngutje? Çfarë ështëtë ky kryetar KED, komunist dhe i bën karshillëk Presidentit? Çfarë është ky pronari i KED, është ruajtur me mbështetjen tuaj, e ruani në detyrë edhe pse i kanë mbaruar mandati. Pse duhet të mbyllet më 20? Na kanë sjellë tre kandidatë që nuk kanë fituar në magjistraturën, tani do na i sillni për Gjykatën Kushtetuese. Ulsi ke qenë ti Ashtajni i Drejtësisë? Nuk dëgjon. Edhe Komisioni i ligjit duhet të zbatojë atë nen që thotë Kushtetueta. Elsa Toska hynë te gratë apo burrat si ta votojnë. Besnik Muçin e zgjodhën si burrë mes disa grave., është shprehur  Myslim Murrizi.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Hajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi seancë plenare 11 nëntor 2019 myslim murrizi seancë plenare 11 nëntor 2019

Sondazh

Poll