Politike

“Rrisni taksat”, biznesmenja ngre zërin përballë Bashës: Jemi bërë skllav, s’ka asnjë stimulim për prodhim vendas

11 Nëntor 2019, 10:46 Nga DOSJA
“Rrisni taksat”, biznesmenja ngre zërin përballë

DURRËS– Një grua që merret me biznesin e fasonëve në Durrës ka ngritur zëri për prodhimin vendas.

Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u ndal në Durrës në një takim me biznesmenët, gruaja në fjalë me emrin Brikena tha se duheshin rritur taksat për importet.

Ajo shtoi më tej se merret me fasoneri që prej vitit 2015 dhe ka mbi 100 persona të punësuar në këtë vend. Ajo u shpreh se duhej stimuluar prodhimi vendas dhe që të mos krijohet ideja që nëse një product është bërë në Shqipëri, nuk bën.

Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto. Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi akllevër të kompanove të huaja por sigurojmë prodhim Made in Albania për tregun tone.

Kush më stimulon për këtë? Unë dua të prodhoj ‘made in albania’ gjë që nuk bëhet në këtë formë. A je shtet? Rriti taksat për importin dhe stimulo prodhimin vendas,”- tha ajo.

Basha u ndal sot në Durrës në një takim ku shqyrtoi të gjitha problematikat në fushën e biznesit. Kreu i PD-së ka nisur turin “Rugëtimi ër Shqipërinë”, ku do të ndalet në të gjitha qytetet e Shqipërisë me radhë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres bsha bisede me biznemenen lulzim basha basha ne durres bsha bisede me biznemenen lulzim basha

Sondazh

Poll