Politike

Kushtetuesja/ Hajdari e pakënaqur me listat: Janë problematike, nuk kemi çfarë përzgjedhim. Reagon Ruçi: S’kemi kompeten

11 Nëntor 2019, 09:28 Nga DOSJA
Kushtetuesja/ Hajdari e pakënaqur me listat: Janë problematike, nuk

Tiranë– Në seancën e sotme të Kuvendit deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se listat për anëtarët Gjykatës Kushtetuese që kanë mbërritur në Kuvend janë problematike.Ajo është shprehur se deputetët nuk kanë çfarë të zgjedhin pasi dy prej kandidatëve janë të imponuar. Për këtë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është shprehur se Kuvendi vetëm mund të votojë kandidatët por jo të diskutojë për ta.

Debati:

Hajdari: Do të kërkoja në fakt që ne ta diskutonim këtë çështje. Ato lista janë pak problematike. Nuk kemi çfarë të pëzgjedhim. Pra kemi të njëjtët kandidatë, pra kemi dy kandidatë të imponuar dhe nuk kemi zgjidhje. Ju lutem nëse është e mundur në pikat e tjera ta trajtojmë këtë çështje. Unë sugjeroj që të gjitha palët ta marrin me qetësi dhe duhet të jemi sa më të qetë për këtë, edhe presidenti të tregohet i qetë. Si do ta ngrejmë ne këtë gjykatë? Ne nuk duhet ta cënojmë integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Ruçi: Lidhur me shqetësimin e drejtë që zonja Hajdari trajton, ajo që thashë unë që në Kuvend nuk mund të diskutohet rreth kandidaturave, janë diskutuar kur ato janë dëgjuar. Jam diskutuar nga KED, kështu që Kuvendi nuk ka kompetencë që të diskutojë për performancën e tyre. Dakord? Kam kërkuar të thirret Këshilli i Lartë i Legjislacionit, të nis nga puna.

Sot në Kuvend pritet të votohen dy anëtarëtpër Gjykatën Kushtetuese. Në garë janë Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji dhe Arta Vorpsi, dy prej të cilëve duhet të marrin nga 84 vota.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci rudina hajdari seancë plenare 11 nëntor 2019 gramoz ruci rudina hajdari seancë plenare 11 nëntor 2019

Sondazh

Poll