Politike

Anëtarët për Kushtetuese, Ralf Gjoni: Mbi bazën e cilës procedurë po zhvillohet debati sot? Zgjidhja, strikte (VD)

11 Nëntor 2019, 09:39 Nga DOSJA
Anëtarët për Kushtetuese, Ralf Gjoni: Mbi bazën e cilës

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka folur sot në seancë plenare për çështjen e votimit të anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Gjoni theksoi se përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet strikte, siç parashikohet në Kushtetutë.

“Sot jemi para përgjegjësisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta, e qartë për zëvendësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Mbi bazën e cilës procedurë po zhvillohet debati sot?

Në momentin e fundit njoftohemi se ka debat për mënyrën si do zgjidhen anëtarët. Përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet strikte, siç parashikohet në Kushtetutë. Nuk mund të shkoni për votim pa qartësi proceduriale”, u shpreh Gjoni në parlament.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ngritja e gjykates kushtetuese ralf gjoni seanca plenare 11 nentor 2019 ngritja e gjykates kushtetuese ralf gjoni seanca plenare 11 nentor 2019

Sondazh

Poll