Politike

Tronditi rrjetin me artikulimin e saj/ Majlinda Halialj deklarohet e varfër, “Benz-i” dhuratë që ka në pronësi

11 Nëntor 2019, 10:42 Nga DOSJA
Tronditi rrjetin me artikulimin e saj/ Majlinda Halialj deklarohet e

Tiranë- Open Data ka publikuar së fundmi, pasuritë e deputetëve të rinj të Kuvendit. Një ndër ta është edhe deputetja e shumëpërfolur kohët e fundit, Majlinda Halilaj.

Ajo e cila mori mandatin e Lulzim Bashës, u bë e njohur për aktikulimin në Kuvend, ku nuk lexonte dot as fjalën e saj në letër.

Por çfarë pasurie ka Majlinda Halilaj? 

Në deklarimet e Open Data  ajo ka si pasuri vetëm një  autoveturë të tipit Mercedes Benz në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai në datën 19.03.2018. Deputetja e re, nuk ka as shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër.

Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikua se atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pasuria e majlinda haliljat pasuria e majlinda haliljat

Sondazh

Poll