Politike

Kushtetuesja/ Korab Lita: Do votoj pro për dy anëtarët, qeveria është KÇK-ja, po ju vjen dita e gjykimit (VD)

11 Nëntor 2019, 10:23 Nga DOSJA
Kushtetuesja/ Korab Lita: Do votoj pro për dy anëtarët, qeveria

Tiranë- Deputeti Korab Lita ka deklaruar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese se do të votojë pro për dy anëtarët e rinj. Ai theksoi se qeveria është kryesuesja e asaj që quajnë “KÇK” dhe se shumë shprej do të dalin para drejtësisë.

“Çdo ditë që kalon, vonon zbatimin për Reformën në Drejtësi nuk duhet humbur asnjë ditë më shumë. Shqipëria është në emergjencë kombëtare, pa drejtësi. Një gjendje në fakt ka 30 vite që është ketu, prandaj këto vite keni për të penguar. Ju jeni kryesuesit e KÇK-së. Dita e gjykimit po vjen dhe nuk ka kthim, ju nuk po ju zë gjumi.  Prandaj edhe unë do e bashkoj votën time për ngritur sistemin e drejtësisë. Po me gjykatën e Lartë çpo bëhet? Me spak ç’po bëhet?  Po përdoren çdo lloj mekaniza për të penguar çdo proces. Ata që katandisën këtë drejtësi në këtë vend nuk mund të bëjnë drejtësi. I vetmi falënderim i shkon vetëm ndërkombëtareve, kryesisht SHBA-së, se pa ta nuk do të kishim Reformë në Drejtësi.”, u shpreh Korab Lita.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korab lita seancë plenare 11 nëntor 2019 korab lita seancë plenare 11 nëntor 2019

Sondazh

Poll