Politike

Balla flet hapur: Meta do të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibejat, ky është halli i tij, të heqë maskën (VD)

11 Nëntor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Balla flet hapur: Meta do të çojë në Kushtetuese

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se Presidenti i vendit  ka vetëm një hall për vakancat në Kushtetuese pasi sipas tij, do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Ai i theksoi Metës se duhet të heqë maskën pasi në Kuvend duhet të flitet  troç dhe se shqiptarët duhet të dinë të vërtetën.

“Këtu duhet  folur troc dhe jo me maska. Meta nuk ka hallin e afatit, ai ka ngulmuar nga lista e KED, t’i shkojë më 4 veta, se e katërta është një person që ka miqësi.  Ai do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Nuk ka asnjë hall tjetër. Nuk ka asnjë hall tjetër të na këndojë atë hallin:  E kam unë apo e ke ti…?“, u shpreh Balla.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla seancë plenare 11 nëntor 2019 ilir meta taulant balla seancë plenare 11 nëntor 2019

Sondazh

Poll