Politike

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji shpallen anëtare të Gjykatës Kushtetuese! Balla: Meta do të emërojë bashkëjetuesen e Alib

11 Nëntor 2019, 07:23 Nga DOSJA
Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji shpallen anëtare të Gjykatës

Tiranë- Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Ndërsa për Arta Vorpsin, Ruçi është shprehur se ajo është shpallur më herët si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Po ky votim i sotëm u kundërshtua nga disa deputetë të opozitës sës re. Që në fillim të seancën deputetja Rudina Hajdari u shpreh se listat janë problematike dhe dy prej kandidatëve janë të imponuar. Për këtë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se deputetët nuk kanë kompetenca për diskutime, por vetëm për votim të anëtarëve. Nuk mungoi një deklaratë e fortë nga Balla i cili u shpreh se Meta ka vetëm një hall pasi kërkon të emërojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Enkelejd Alibeajt.

Pak më herë Presidenti Meta iu bëri thirrje deputetëve që sot të votonin për anëtarin e dytë pa humbur kohë. Ai ka theksuar se për këtë do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve.

Sqarojmë që listën e KED, të paraqitur Kuvendi, ishin renditur:  Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muci, ky i fundit i dekretuar nga Presidenti. Nga lista e paraqitur nga KED, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur emëruar për vendin vakant, pas plotësimit të afatit 30 ditor, dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, është botuar në fletore zyrtare.

LISTA që kaloi sot për votim Kuvendit:  

Zëvendësimi i Vladimir Kristos, vakancë e shpallur nga kuvendi
1. Arta Vorpsi 89.642
2. Elsa Toska 85.428
3. Besnik Muçi 81.928
• Zëvendësimi i Bashkim Dedjas, vakancë e shpallur nga Kuvendi
1. Arta Vorpsi 89.642
2. Fiona Papajorgji 88.785
3. Elsa Toska 85.428

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses seancë plenare 11 nëntor 2019 kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses seancë plenare 11 nëntor 2019

Sondazh

Poll