Politike

“Ndrikulla që u prish ndërtesat demokratëve”, Berisha denoncon: Bufi po hakmerret ndaj atyre që s’e votuan më 30 qers

10 Nëntor 2019, 19:02 Nga DOSJA
“Ndrikulla që u prish ndërtesat demokratëve”, Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale ku shkruan se kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda bufi po u prish ndërtesa demokratëve pasi nuk e kanë votuar më datë 30 qershor.

Në një mesazh që ka publikuar Berisha, sipas të cilit e shkruan një qytetar, thuhet se Bufi është një monstër që po hakmerret ndaj të gjithë demokratëve që s’e kanë votuar.

Konkretisht një tregtari i ka prishur objektin trekatësh, edhe pse ky i fundit e kishte të legalizuar.

Denoncimi i Berishës

Ndrikulla e Rroskovecit prish objektet atyre qe nuk votuan ne zgjedhjet moniste! sb

Doktor në fillim ju uroj shëndet,dua të ndaj me ju një shqetësim dhe një padrejtësi të madhë që bënë kryetarja e bashkisë së rroskovecit, ka bllokuar me qëllime legalizimet dhe po eleminon të gjithë simpatizantët e PD.nje gje e tillë po indoth një tregtari vetëm pse kundërshtoj atë në votimet e qershorit po i prish objektin tre katesh të cilin e ka te legalizuar e te hipotekuar ,kur të njëjtën kohë të gjitha objektet përreth janë të gjitha pa dekumenta është gjëja më poshtër që mund t’i behet një njeriu, doktor kryetarja jonë nuk është njëri por një xhelatë që i ka vënë tmerrin popullit të rroskovecit, ju lutem doktor na ndihmoni që të shpëtojmë nga kjo mostër , edhe unë që po shkruaj kamë frikë se po e mori vesh ajo mostra do të hakmerret prandaj ju lutem anonim ,me respekt dhe ju uroj shëndet

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mjalinda bufi sali berisha mjalinda bufi sali berisha

Sondazh

Poll