Politike

“S’jemi kundër Shqipërisë”, ambasadorja Vasac i përgjigjet Ramës: Je shprehur gabim, dera është e hapur

10 Nëntor 2019, 18:53 Nga DOSJA
“S’jemi kundër Shqipërisë”, ambasadorja Vasac i

TIRANË– Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac ka folur së fundmi për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat pas një vizite në qytetin e Korçës, Vasac shpjegoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë. Ajo ritheksoi fjalët e presidentit Macron, nëpërmjet të të cilave u shpreh se dera e tyre është e hapur, por që interpretimet e deklaratave të tij nuk janë të sakta.

Përsa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.

Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën.

Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre.

Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike ëhstë i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Europës,”– tha Vasac ndër të tjera.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Ndër të tjera kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën pas Samitit të Ohrit se vendet e Ballkanit nuk do të rrinë të izoluar brenda mureve sa t’i mbushet mendja Macronit, që të japë PO për negociatat.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christine vasac edi rama franca kunder shqiperise mini-shengeni ballkanik christine vasac edi rama franca kunder shqiperise mini-shengeni ballkanik

Sondazh

Poll