Aktualitet

Aksident i trefishtë në Fier, plagosën dy shoferët

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën.

3 Shkurt 2024, 17:33 Nga N.F
Aksident i trefishtë në Fier, plagosën dy shoferët
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Fermë Çlirim. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy shoferë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë me ambulance drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Ata po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

fier aksident plagosje

Sondazh

Poll