Aktualitet

Policia spanjolle mësyn në shtëpinë ku kultivoheshin 940 bimë marijuane, arrestohen 2 shqiptarë

Arrestimet ndodhën pas çmontimit të një plantacion marijuane në një shtëpi në Cullera.

3 Shkurt 2024, 14:59 Nga M.B
Policia spanjolle mësyn në shtëpinë ku kultivoheshin 940
Policia spanjolle

SPANJA- Një 20-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar nga agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle si autorë të dyshuar të "një krimi kundër shëndetit publik dhe mashtrimit me energjinë elektrike". Arrestimet ndodhën pas çmontimit të një plantacion marijuane në një shtëpi në Cullera. Mediat e huaja raportojnë se agjentët kanë zbuluar 940 bimë marijuane me një peshë totale gati 190 kilogramë, 42 llamba LED, shtatë kompresorë klimatizimi, gjashtë split, kanale ventilimi dhe nxjerrjeje, filtra ajri dhe matës të temperaturës dhe lagështisë, si dhe efekte të ndryshme që mund të përdoren për rritjen e bimëve.

Hetimet nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar, nisën kur agjentët mësuan se një shtëpi në Cullera mund të përdorej si një laborator kultivimi i përshpejtuar i bimëve të marijuanës.

Pas vendosjes së një aparati vëzhgimi në afërsi të pronës, agjentët konstatuan se prej saj vinte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde. Po ashtu, ata vëzhguan se si shtëpia kishte një pamje të lënë pas dore, duke mos treguar shenja të banimit, megjithëse në muzg, përmes blindave, mund të vërehej një dritë e verdhë që dilte prej saj, shkruajnë mediat spanjolle.

spanja droga shqiptare

Sondazh

Poll