Aktualitet

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin/ Reagon policia: Dy shoferë të lënduar, u dërguan në spital

Sipas informacioneve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur.

3 Shkurt 2024, 12:56 Nga r.ll
Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin/ Reagon policia: Dy shoferë të
foto ilustruese

ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pak mq herët në aksin Elbasan-Peqin ku një automjet i ka prerë rrugën një autokolone motorash.

Si pasojë drejtuesi i makinës dhe njërit nga motorat kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

aksident ne elbasan-peqin

Sondazh

Poll