Aktualitet

Plagosja me thikë në Vlorë/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar, një tjetër në kërkim

Gjatë kontrollit nga policia në banesën e të arrestuarit u sekuestrua 1 pistoletë sportive, 2 thika dhe 2 përforcues grushti.

3 Shkurt 2024, 13:47 Nga r.ll
Plagosja me thikë në Vlorë/ Arrestohet një nga autorët
foto ilustruese

VLORË- Një nga autorët e dyshuar të plagosjes në Vlorë, mesditën e sotme është arrestuar nga policia, ndërkohë punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.

Sipas policisë, në lagjen "Isa Boletini" pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të plagosur me thikë, një 20-vjeçar dhe dy 18-vjeçar, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit nga policia në banesën e të arrestuarit u sekuestrua 1 pistoletë sportive, 2 thika dhe 2 përforcues grushti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshtarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.

Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne vlore

Sondazh

Poll