Aktualitet

Deklaroi se kishte përdorur aplikacionin SKY ECC, përjashtohet nga detyra një punonjës i Gardës së Republikës

Mësohet se ky vendim është marrë pasi gardisti  ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY EÇ.

3 Shkurt 2024, 15:43 Nga N.F
Deklaroi se kishte përdorur aplikacionin SKY ECC, përjashtohet nga
Garda e Republikës

TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës është përjashtuar nga detyra. Mësohet se ky vendim është marrë pasi gardisti  ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Një numër i madh i punonjësve të policisë ose ish-punonjësve kanë rezultuar të përfshirë në grupet kriminale. Për mes aplikancionit ata bashkëpunonin me bandat kriminale.

Në dosjen “Metamorfoza” i përfshirë rezultoi ish-kreu i forcës Operacionale, Oltion Bistri si dhe dy ish-efektivë të policisë dhe së fundmi shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni si dhe ish-nën drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani të gjithë të arrestuar. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla firmosi urdhërin, që detyronte rreth 13 mijë punonjës të Policisë, Gardës së Republikës dhe Agjensisë së Mbikqyrjes Policore të vetë deklaronin përmes një formulari nëse ishin përdorues të aplikacioneve SCY dhe Enchro chat.

 

garda e republikes perjashtim sky ecc

Sondazh

Poll