Aktualitet

Vrau Danjela Nezën pas ndarjes/ Dënohet me burg përjetë 27-vjeçari në Itali, 418 mijë euro dëmshpërblim për nënën dhe vëllain e shqiptares

Ngjarja e rëndë u regjistrua natën 6 majit të vitit që lamë pas.

3 Shkurt 2024, 14:57 Nga N.F

Vrau Danjela Nezën pas ndarjes/ Dënohet me burg përjetë

Danjela Neza

ITALI- 27-vjeçari nga Guinea, Safayou Sow i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare, Danjela Neza është dënuar nga Gjykata italiane me burg të përjetshëm. Ngjarja e rëndë u regjistrua natën 6 majit të vitit që lamë pas.

Për veç burgimit i riu do të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllain e saj me 100 mijë euro. Soë kishte mbërritur në Itali me një varkë dhe kishte gjetur punë si pjatalarëse në restorantin ku punonte Neza. Mes të dyve lindi një lidhje. Lidhja më pas u shkëput nga shqiptarja. Danjela u qëllua me plumb në kokë. Menjëherë më pas vetë Soë telefonoi në 112 ku tregoi se ka vrarë një grua.

 

itali vrasje danjela neza

Sondazh

Poll