Aktualitet

Humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë/ Flet vjehrra e 18-vjeçares: Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, nuk janë zënë kurrë!

Ajo tha ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të të birit pasi e mbante në pëllëmbë të dorës.

3 Shkurt 2024, 15:55 Nga N.F
Humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë/ Flet vjehrra e
Vjehrra e 18-vjeçares

LUSHNJE- Vjehrra e 18-vjeçares që u vetëvra duke pirë fostoksinë në Lushnje ka zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo tha ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të të birit pasi e mbante në pëllëmbë të dorës. Ajo mohoi dyshimet se djali mund ta ketë dhunuar, duke thënë se nuk janë familje sherresh.

“Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë”, tha ajo.

Sipas saj nusja pasi ka konsumuar fostoksinën ka telefonuar djalin duke i thënë se kishte pirë helmin. Vjehrra më tej shtoi se nusja e djalit e kishte kryer pasi kishte ardhur nga shkolla.

“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë”, tha ajo.

Edhe babai i djalit 24-vjeçar ka thënë se mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes për shkak të bullizimit në shkollë. Ai tha se e reja nuk ishte person që shprehej dhe ditën që ka ndodhur ngjarja ajo kishte dalë nga shkolla duke qarë.

“Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr”, deklaroi babai i 24-vjeçarit.

 

 

lushnje fostoksine vetevrasje

Sondazh

Poll