Art&Argëtim

Brad Pitt fiton raundin e fundit në betejën ligjore me Angelina Jolie mbi kantinën franceze 500 milionë dollarëshe të çiftit

Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60 përqind dhe Jolie 40 përqind të pronës.

3 Shkurt 2024, 10:15 Nga S.B
Brad Pitt fiton raundin e fundit në betejën ligjore me Angelina Jolie
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

FRANCË- Brad Pitt fiton raundin e fundit në betejën ligjore me Angelina Jolie mbi kantinën franceze 500 milionë dollarëshe të çiftit Aktori i njohur Brad Pitt ka fituar raundin e fundit në betejën e tij epike ligjore kundër ish-it të tij Angelina Jolie, mbi kantinën e tyre franceze prej 500 milionë dollarësh. Ylli i "Moneyball" 60 vjeç është paraqitur në gjykatë në Kaliforni dhe në Luksemburg për kantinën ‘Château Miraval’, duke argumentuar se ai duhet të kishte kontroll në kantinë pasi aktorja Jolie 48 vjeç, ja shiti aksionet e saj Yuri Shefler-it, pronar i gjigantit rus të vodkës ‘Stoli’.

Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60 përqind dhe Jolie 40 përqind të pronës. Ata u martuan në kantinë në vitin 2014 dhe Pitt i dhuroi Jolie 10 përqind shtesë si pjesë e dasmës së tyre, duke e bërë ndarjen e barabartë 50 me 50. Jolie më pas shiti aksionet e saj, por Pitt ka argumentuar se marrëveshja e saj nuk ishte e vlefshme dhe se ai duhet të mbajë ende 60 përqind të pronësisë.

Brad Pitt fiton raundin e fundit në betejën ligjore me Angelina Jolie
kantina Château Miraval

Megjithatë, Pitt ka argumentuar në gjykatë se marrëveshja e çiftit për 10 përqindëshin shtesë është e pazbatueshme dhe se ai duhet të marrë përsëri përqindjen dhe të mbajë kontrollin e pronës. Gjykata e Luksemburgut ka vendosur që për momentin 10 përqindshi ti kthehet Pitt derisa të ketë një vendim përfundimtar. Aktualisht ai mban një ndarje 60/40, që do të thotë se Pitt ruan kontrollin e kësaj kantine deri ndoshta një vit tjetër, ose më shumë ndërsa beteja ligjore vazhdon.

brat pitt angelina jolie

Sondazh

Poll