Art&Argëtim

Zhduken disa prej këngëve më të famshme nga TikToku

TikTok akuzoi kompaninë ‘Universal Music Group’ për prezantimin e narrativave dhe retorikave false.

2 Shkurt 2024, 16:19 Nga S.B
Zhduken disa prej këngëve më të famshme nga TikToku
foto ilustruese

SHBA- Rrjeti social TikTok ka hequr këngët e disa prej yjeve si Taylor Swift,  The Weeknd dhe Olivia Rodrigo pas një problematike me kompaninë e tyre diskografike ‘Universal Music Group’. Licensa e dakortësisë mes TikTok dhe kompanisë skadoi këtë të mërkurë dhe mesa duket nuk do të arrihet një marrëveshje e re.

TikTok akuzoi kompaninë ‘Universal Music Group’ për prezantimin e narrativave dhe retorikave false. Të gjitha videot që përmbajnë muzikë nga kompania  diskografike do tu hiqet muzika, dhe videot e reja nuk do mund të bëhen me këto këngë.

Disa artistëve si Ariana Grande dhe Katy Perry u janë fshirë dhe zhdukur të gjitha këngët nga faqet e tyre zyrtare. Një tjetër artiste e kompanisë diskografike Billie Eilish, pësoi të njejtin fat duke ju fshirë të gjitha këngët përveç njërës. Kënga e saj “What was I made for?” e cila ishte dhe kolona zanore e filmit ‘Barbie‘ e publikuar nga Warner Music Group arriti ti mbijetojë zhdukjes nga rrjeti social.

Kënga “Murder on the dance floor” e cila ishte kolona zanore e filmit më të famshëm të momentit “Saltburn” është po ashtu e fshirë nga TikTok. Vetëm versionet jo zyrtare të cilat janë të shpejta apo të ngadalësuara të këtyre këngëve janë të mundura për tu përdorur.

tiktok kenge taylor swift the weeknd

Sondazh

Poll